Sporti

Majlinda Kelmendi nuk mban lotët pas pensionimit si xhudiste

Majlinda Kelmendi të hënën i dha fund karrierës së saj si xhudiste nën ceremony shtetërore të organizuar nga Presidentja, Vjosa Osmani.

Kelmendi, gjatë fjalimit të saj mes lotësh ka treguar fillimin e karrierës së saj si xhudiste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Unë kam filluar me ushtru xhudo në moshën 8 vjeçare, Toni ka qene trajner prej fillimit. Për shume vite rresht kemi qenë vetëm unë edhe ai kundër botës. Prej moshes 15 vjecare, Toni më ka fol për medalje olimpike. Njerzit e kanë quajtur të çmendur. Do të jem mirënjohëse deri sa të vdes, do ta bëj maksimumin për të të bërë krenar”, ka thënë Majlinda.

Xhudistja pejane i dha fund karrierës së bujshme në moshën 30 vjeçare, si sportistja më e suksesshme kosovare.

Ajo ka fituar gjithsej 46 trofe, prej tyre 29 të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Majlinda kulmin e suksesit e arriti në Lojërat Olimpike në Rio në vitin 2016 ku i solli Kosovës medaljen e artë.

Kelmendi do të vazhdoj karrierën e saj si trajnere e xhudos në bashkëpunim me trajnerin, Driton Kuka.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?