Sporti

Majlinda Kelmendi: Karrierën e mbylla në mënyrën më të keqe, nuk e meritova këtë

Vetëm një ditë pasi u pensionua nga aktiviteti sportiv, kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, ka folur për garën e fundit të karrierës së saj si xhudiste, shkruan Gazeta Metro.

Ajo ka treguar për vendimin e saj për tërheqjen nga ky sport, përmend lëndimet si dhe lodhjen e saj të përgjithshme si dy arsye që e kanë nxitur drejtë vendimit të saj.

“Ka kohë që e kom mendu. Viti I fundit ka qenë I vështirë për mu. Në janar të këtij viti, i kam thënë Tonit që s’po du me garu mo, s’po ndihna mirë. Arsyeja kryesore kanë qenë lëndimet. Jam lodh shumë fizikisht dhe psiqikisht. Unë e kom ditë që lojërat olimpike në Tokio kanë me qenë gara jem e fundit dhe qashtu ka ndodhë”, tha Kelmendi.
Kelmendi ka vazhduar tutje duke vlerësuar lartë mbrëmjen e djeshme teksa ka thënë se ajo e ka mbyllur karrierën në mënyrën më të keqe të mundshme e për të cilën ajo mendon se nuk e ka merituar.

“Ceromonia e mbrëmshme ka qenë jashtëzkaonisht e mirë, presidentja Osmani më ka nderuar shumë. Karrierën në aspektin sportive, unë personalisht mendoj që e kom mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme dhe s’e kom meritu me ndodh ashtu. Me shku në lojëra olimpike si një garues me potenciale që me shku deri në finale dhe me ra në xhiro të parë, ndihesh shumë keq. Në anën tjetër, çmimi dhe nderimi që ma ka dhënë presidetja më ka bërë të ndihem jashtëzakonisht mirë”, shtoi ajo.