Sporti

Majlinda Kelmendi i sjell medalje Kosovës edhe si trajnere

Kosova ka fituar edhe një medalje në sportin e Xhudos. Garusei Blin Kuka, ka fituar medalje në Kampionatin Ballkanik për kadet në kategorinë 90 kg, shkruan IndeksOnline. E për këtë sukses ka merita edhe kampionja olimike, Majlinda Kelmendi, e cila në këtë kampionat ishte trajnere e ekipit nga Kosova. Për këtë sukses ka njoftuar trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë se me këto suksese është i bindur se Koosva ka të ardhme të ndritur në Xhudo.

Postimi i plotë:

Blin Kuka 90 Kg
Kampionati Ballkanik për kadet
Medalja e Blinit në Ballkanik po më përforcon bindjen për të ardhme të ndritur të xhudos së Kosovës!

Një grup i garuesve të vendit tonë udhëtuan drejt Turqisë në Ballkanik dhe u prezentuan mirë.
Pos Blinit performoj mirë edhe Rrezarta Alimi që fitoj dy lufta e mandej pësoj humbje kurse luftën për medalje ishte shumë e pafat dhe u radhit e 5.
Garuesit tjerë duhet të punojnë më shumë drejt medaljeve në garat tjera.

Majlinda ishte me ekipin kurse referi ynë me Licencë IJF Fatmir Salihaj në këtë garë ishte supervisor dhe po avancon drejt ngritjes tutje.
Majlinda u zotua që do ma kaloj si trener dhe e ka nisur mbarë rrugëtimin e saj