Sporti

Majlinda dhe Nora kërkojnë medalje të arta në “Minsk 2019”, ja kush janë kundërshtaret e tyre

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në pritje të finaleve të mëdha të garave të xhudos në Lojërat e dyta Evropiane “Minsk 2019”.

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka mposhtur në gjysmëfinale me Ippon francezen, Amandine Buchard, duke i siguruar Kosovës medalje.

Ajo në finale do të kërkojë tani të artën. Majlinda do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina, në kategorinë -52 kilogramë

Ndërkohë, Nora Gjakova, në kategorinë -57 kilogramë, e mposhti në gjysmëfinale portugezen, Telma Monteiro, për t’i siguruar medalje Kosovës.

Gjithashtu edhe Nora tani do të kërkojë të artën në finale kundër Daria Mezhetskaia, nga Rusia.

Blloku final zhvillohet prej orës 16:00 me kohën tonë lokale, kurse Majlinda e Nora pritet të luftojnë pas orës 16:30. /Gazeta Express/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?