Sporti

Luftë e madhe midis dy rivalëve të përbetuar për shërbimet e Milot Rashicës

Milot Rashica po vazhdon të jetë në ballinat e mediave gjermane, derisa tani raportohet se ai po kërkohet nga Schalke 04

Ylli nga Vushtrria është duke shkëlqyer me fanellën e Werder Bremenit, ndërsa për të ka interesime nga klube të ndryshme evropiane, shkruan Reporteri.net

Werder Bremen gegen Borussia Dortmund

Në Gjermani janë dy rivalët e përbetuar Dortmundi dhe Schalke 04 që kërkojnë me ngulm shërbimet e ‘Raketës’ kosovare.

Madje, pikërisht ndaj ‘Milionerëve’ ylli kosovar realizoi gol të bukur javë më parë.

Por, përveç këtyre klubeve është edhe Leipizgu nga Bundesliga që ka shprehur më parë interesim për Milotin.

Werderi po dëshiron që t’ia rinovojë kontratë 23 vjeçarit, por ky i fundit nuk po pranon pasi dëshiron një klub që luan në Ligën e Kampionëve. /Reporteri.net/