Loriana Kuka ia siguron medaljen e artë Kosovës nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”
Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, që po mbahen në Algjeri.
Xhudistja kosovare e fitoi medaljen e artë, pasi në finale e mposhti francezen, Chloe Buttigieg.
Loriana Kuka këtë medalje e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ajo fitoi në kohën shtesë me “Waza-ari”
Paraprakisht, Kosova i kishte fituar edhe katër medalje tjera në xhudo, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën dhe me Flaka Loxhën. /KultPlus.com