Sporti

Llapi-Buducnost: Alivanoset një tifoz nga tollovia e krijuar, dërgohet në QKUK

Në platon e “Boro-Ramiz” një tifoz është alivanosur nga tollovia e madhe e krijuar, pak para se të fillojë ndeshja mes Llapit dhe Buducnostit në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tashmë, ai është dërguar në QKUK për të marr trajtimin e duhur.

Sipas dshmitarve, për disa minuta me radh ishte pa ndjenja por falë intervenimit të Policisë së Kosovës dhe disa tifozëve, ai arriti të këndëllej.

Ndeshja ka nisur nga ora 20:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Llapi do ta kërkojë kualifikimin në rrethin e dytë sonte, përkundër se në ndeshjen e parë është mposhtur 2:0.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje