Sporti

“Eksplodon” Liverpooli, 4 gola veç pjesën e parë ia shënon Arsenalit

Liverpool në pjesën e parë ka shkatërruar Arsenalin me rezulat 4-1.

Arsenal “ngacmoi” klubin e Jurgen Klopp, kur shënoi për 0-1, në minutën e 11, me anë të mbrojtësit Matland Niles, me pas treshja e sulmit të Liverpoolit fillojë t`i tregoi dhëmbët, shkruan AlbanienShow

Roberto Firmino me dy gola në minutat 14 dhe 16, Sadio Mane realizoi për 3-1 në minutën e 32 dhe me pas Mohamed Salah realizoi nga penalltia në minutën e 45, të takimit.

Kujtojmë që nga minuta e parë tek Liverpool, po luan edhe Xherdan Shaqiri, po ashtu tek Arsenali janë duke luajtur të dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi./AlbanienShow