Sporti

Liverpooli pa Shaqirin thyen rekord të zi historik në Beograd

Crvena Zvezda e ka shokuar Liverpoolin midis Beogradit, duke e mposhtur 2-0 në ndeshjen e katër në Champions League të vlefshme për Grupin C.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar dy gola brenda 29 minutave.

Milan Pavkov realizoi në minutat 22’ dhe 29’ për rezultatin 2-0, që doli të jetë përfundimtar i takimit.

Kështu, Liverpooli, që la në shtëpi Xherdan Shaqirin për shkak të presionit të serbëve, pësoi humbjen e tretë me radhë në udhëtim në Ligën e Kampionëve (4-2 nga Roma, 1-0 nga Napoli dhe 2-0 nga Zvezda).

Pas kësaj humbje, Liverpooli mbetet në kuotën e 6 pikëve në Grupin C, aq sa ka Napoli që po barazon 0-0 me PSG-në, ndeshje që ka nisur nga ora 21:00.

Kurse PSG-ja është e treta me 5 pikë, gjithmonë nëse mbetet baras ndeshja mes ekipit italian e atij francez. /Insporti.com/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?