Sporti

Liverpooli ‘deklason’ Zvezdan, por ja çka ndodhi me Barcelonën, Napolin dhe PSG-në!

Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Barcelonës ka fituar ndaj Interit. Katalunasit kanë mposhtur Interin me rezultatin 2-0. Rafinha dhe Jordi Alba kanë shënuar golat e fitores për spanjollët. Barcelona tani kryeson grupin me 9 pikë, kurse Interi mbetet në gjashtë pikë, shkruan GazetaBlic.

Liverpooli ashtu edhe siç pritej ka deklasuar Zvezdas. ‘Reds’ kanë fituar ndaj Zvezdas me rezultatin e thellë 4-0. Salah x2, Mane dhe Firmino shënuan në këtë duel për anglezët. Shaqiri ka asistuar tek goli i dytë.

Napoli dhe PSG kanë ndarë pikët në Francë. PSG ka luajtur baraz me rezultatin 2-2 ndaj Napolit, falë golit të Di Marias në minutën e 93’të.

Mertens dhe Lorenzo Insigne shënuan për Napolin. /GazetaBlic/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje