Sporti

Liverpool me Shaqirin mund ta dërgojë lojën në vazhdime

Shkruar nga gazetari i sportit Albert Canolli për AlbanienShow.

Të shumta janë mendimet sa i përket ndeshjes se sotme që zhvillohet në mes të Liverpoolit dhe Barcelonës, se cila skuadër do të vazhdoj me tutje, edhe pse Barcelona ka krijuar një avantazh të madh nga ndeshja e parë, me një rezultat të pastër 3:0, që vështirë të mendohet se Liverpooli me mungesat e lojtarëve kryesor si Salah e Firmino, mund të ia dal, të arrin finalen e dytë brenda dy viteve.

Mirë po një gjë dihet që në futboll gjithçka mund të ndodh, e një gjë e tillë i ka ndodh Barcelonës me Romen kur Roma përmbyste çdo gjë nga 4:1 në 3:0 një vit më parë në 2018 dhe siguronte kualifikimin, pra Barcelona vitet e fundit jo rrallë herë ka pësuar humbje nga gjigantët e Evropës si mysafir.

E duke u bazuar nga loja e parë, Barcelona nuk është se shfaqi lojë më të mirë se Liverpooli, por i shfrytëzoi në maksimum rastet qe i patë. Kjo e len te hapur mundësin që Liverpool mund ta dërgojë lojën në vazhdime, ani pse do të jetë vështirë duke i parë mungesat e shumta që ka trajneri Jurgen Klopp.

E gjitha kjo mund te arrihet ne rast se Jurgen Klopp nuk do te futet në lojë të bëjë kalkulime, por duke kërkuar një lojë ofensive në krye me Shaqirin i cili do te këtë mundësin me shumë se kurrë të tregoj vlerat e veta dhe të bëhet hero në “Anfield”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?