Sporti

Liverpool me dy mungesa kyçe kundër Watford

Liverpool e pret nesër në shtëpi skuadrën e Watford në kuadër të Premier Ligës, transmeton Indeksonline.

Por, një ditë para ndeshjes Jurgen Klopp ka marrë një lajm jo të mirë, pasi nuk mund të llogarisë në dy lojtarë mjaft deciziv.

Bëhet fjalë për dy brazilianët, portierin Alisson dhe mesfushorin Fabinho.

Madje, këta të dy nuk pritet të rikthehen as për ndeshjen kundër Atletico Madrid në kuadër të Champions Ligës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?