Sporti

Lëndimi i rëndë i Elliott, flet mjeku që bëri rikthimin në vend të kyçit të këmbës së lojtarit

Fizioterapeuti i Liverpoolit, Chris Morgan dhe mjeku i klubit Jim Moxon ishin të parët në skenë për të ndihmuar në rikthimin e kyçit të këmbës së Harvey Elliott në vend.

Reagimi i Mohamed Salah kur talenti qëndroi i shtrirë në fushë pas një ndërhyrje të fortë nga Pascal Struijk e bëri të qartë menjëherë ashpërsinë e lëndimit.

Stafi mjekësor nxituan megjithatë në fushë dhe erdhën në ndihmë të Elliott, duke i dhënë frymëmarrje artificiale.

Jurgen Klopp më vonë konfirmoi se Elliott kishte zhvendosur kyçin e këmbës së tij të majtë me mesfushorin që ka të ngjarë të mbyll edicionin para kohe.

U zbulua gjithashtu disa orë pas ndeshjes se veprimi i shpejtë i Morgan dhe Moxon për të vënë këmbën e Elliott në vend ishte vendimtar për shërimin e tij.

Dhe Morgan ka dalë në mediat sociale për të falënderuar edhe ekipin mjekësor të Leeds United që ndihmuan në ndihmën e parë te Elliott.

“Faleminderit miqve dhe kolegëve tanë nga ekipi mjekësor në Leeds United që na ndihmuan të kujdesemi për Harvey dje në fushë”, shkroi ai në LinkedIn.

“Rob Price dhe ekipi i tij e trajtuan me të vërtetë ashtu siç do të bënin me të tyrin”.

“Fatmirësisht ato lëndime janë të rralla, por stërvitja e përbashkët që bëjmë si pjesë e kurseve ATMMIF të drejtuara nga FA me të vërtetë vjen në funksion në ato momente dhe të kesh mjekë në ndihmë është gjithmonë shumë e sigurt”, ka shtuar më tej ai.

Liverpooli pritet që shumë shpejt të njoftojë rreth asaj se sa do të mungojë Elliott.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?