Sporti

Lajm i keq për sportin kosovar, tërhiqet Majlinda Kelmendi

Në mbrëmjen e 25 marsit (2021), krenaria e kombit shqiptar, xhudistja e madhe Majlinda Kelmendi, u tërhoq, nuk iu fut garës zgjedhore dhe ende nuk dihen shkaqet pse ndodhi! Ajo që ndihet për shkak të obligimeve!

Në botën normale, në një shtet që ka rend e rregull, është marre të mendohet që Majlinda të futet në votim sepse Majlinda është pasuria kombëtare apo kajmaku i shtetit!

Ai Komision a kush dreqi e ka bërë at listë, duhet të vë gishtin në kokë, pse vepruan ashtu!

Ata ja duhet të shkojnë të psikiatri të kontrollohen ose duhet ta pyesin veten pse e zgjodhën këtë metodë.

Kur përmendet emri i Majlinda Kelmendi, që të gjithë duhen të ngritën në këmbë, që nga presidenti i shtetit, kryeministri e deri të më i vogli.

Medalja olimpike e Majlindës, medalje e artë e shumë medalje tjera botërore dhe evropiane, e bëjnë Kosovën një shtet të respektuar, që i gjithë globi të flas për të.

Nuk e bën disa matrapazë me pazare të pleshtave, po e bëri trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakovën, Loriana Kukaj etj.

“Nga Komisioni i Sportistëve, në Bord u emërua Musa Hajdari, pasi Majlinda Kelmendi u tërhoq me arsyetimin se ka obligime me garat që e presin”, kështu u dha lajmi në mbrëmjen e 25 marsit. Lajm i madh, për logjikën e atyre që nuk shohin përtej hundës.

Në bord e ka vendin jo vetëm Majlinda apo edhe dy të tjerë të botës së xhudos, duke iu referuar sukseseve e sukseseve!

Xhudo u desh të paktën në bord të KOK-ut t’i ketë tre anëtarë dhe jo asnjë. Ky është mallkimi apo vetëvrasje për një Bord të KOK-ut, që u zgjodh me vota nga delegatët! Nuk kanë faji ata që janë në Bord, kanë faji ata që votuan çmendurisht, e pa logjikë, duke lënë jashtë xhudon, basketbollin, notin, boksin!

A ishte përgatitur skenari që Majlinda t’i futet votimit dhe për ta mposhtur! TI thonë asaj: “Ju e mposhtni krejt botën por jo edhe ne”!

Sigurisht se po, ishte mposhtur Majlinda me vota, se ajo nuk merret me pazaret e disa pleshtave apo matematikat e çajtoreve, sepse ajo është emër i madh botëror dhe nuk lejon veten që të vlerësohet nga ata, që as dy – tri gara nuk i kanë gjatë vitit!

Keni mend e keni kujdes, se tërheqja e Majlindës, nënkupton se punët janë shumë keq me sportin tonë. Janë më keq se sa mendoni ju.

Po e zëmë, Majlinda ishte futur në garën zgjedhore dhe e kishte humbur, atëherë do të ishte turpi më i madh i një Kuvendit të KOK-ut. Do të ishte vetëvrasja më e madhe për ata delegatë që kishin votuar kundër saj! Kundër Majlindës vetëm Serbia dhe Rusia votojnë, ata janë munduar të ndalojnë suksesin e saj, por kot. Lere që nuk kanë mundur ta ndalojnë me politikën e fëlliqur të tyre, por edhe i ka mposhtur keq garueset e saj, që besa Rusia e ka nderuar me gardën e saj himnin dhe Flamurin e Kosovës, kjo kur fitoi titullin e botës Majlinda.

Një Rusi që u bë telashe, u grindën mes vete për çështjen e Majlindës dhe të Kosovës, nuk patën çare pa e ngritur Flamurin dhe atë me urdhër të Vlladimir Putin, presidentit rus, e lere më Ju në Kuvend, që disa sigurisht keni menduar më rrëzuar me vota Majlindën!

Sot në Kosovë, krenaria jonë është tërhequr dhe nuk është në KOK, nuk e besoj që u tërheq prej qejfi, por sigurisht kur i ka pa zhvillimet dhe disa pazare të disa pleshtave është normale që të ikësh nga aty. Luteni që djersa e Majlindës, mos t’ju mallkojë, se nuk do të shiheni kurrë dritë! Majlinda është vula e shtetit të Kosovës, është nder dhe krenari vetëm nëse iu thotë një mirëdita disave, që me disa sporte jeni veç në letër e pa gara, federata fantome!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?