Lajm i keq për fansat e Liverpool’it, ja çka po ndodh me dyshen e famshme Mane dhe Salah
Liverpooli duhet t’ia fillojë sezonin pa dy yjet e tij Mohamed Salah e Sadio Mane.
Salah e Mane janë duke u përgatitur për Kupen e Afrikës, me shtetet e tyre.
Ish mbrojtësi i Arsenalit, Lauren beson se Liverpooli do të bënte mirë nëse do t’i lironte që të pushojë këta dy yje.
“Çfarë do të ndodhë, Liverpooli duhet t’i lirojë për të pushuar të dy lojtarët për disa javë”, tha kamerunasi.
Sipas Lauren niveli i tyre do të shihet gjatë tërë sezonit ku siq ka thënë ai lojtarët do të jenë të lodhur mendërisht dhe fizikisht dhe iu duhen disa javë për të pushuar.
“Nëse ata nuk e marrin pushimin, ka shumë mundësi që Premier League të fillojë ngadalë si arsye që lojtarët janë të lodhur”, tha ish mbrojtësi i Arsenalit.
Sipas tij ky është një problem për Liverpoolin, pasi që Salah e Mane janë të lidhur për Kupën e Afrikës.