Sporti

Lajm i keq për fansat e Chelseas, ylli i klubit rezulton pozitiv me Covid-19

22472776

Pak pasi u kthye në stërvitje të plota me skuadrën e Chelsea, Mateo Kovacic ka marrë një lajm të hidhur.

Mesfushori kroat i Chelsea raportohet të ketë rezultuar pozitiv në testet e Covid-19, përcjell lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, para ndeshjes së Champions League.

Lojtari ishte i gatshëm për stërvitje të plota por tani duhet të kthehet në karantinim.

Testi në të cilin lojtari ka rezultuar pozitiv është kryer sot.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje