Sporti

Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën, dy yjet e kombëtares rikthehen në stërvitje

Munguan ndaj Danimarkës. U frikësuam se nuk do të arrijnë të rikuperohen për duelin më të rëndësishëm të Kosovës. Por nuk mund të mungonin asesi.

Dy yjet e kombëtares verdhë e kaltër, Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu janë rikthyer në stërvitje grupore, pasi deri më tani ushtronin veçmas, shkruan GazetaBlic.

Rikthimi i tyre padyshim se do të jetë forcë shtytës për djelmoshat e Bernard Challandes që ndeshjen ndaj Bullgarisë ta nisin me motivim edhe më të madh, shto këtu atmosferën elektrizuese që pritet të jetë në stadium të hënën, atëherë nuk na mbetet tjetër veçse të bëhemi gati për spektakël.

Kololli e Kryeziu në njërë anë, Rashica, Vojvoda, e Rrahmani me shokë në anën tjetër, pritet të na dërgojnë në qiellin e shtatë, kurse shpresojmë se do t’i mbulojnë në maksimum pritshmëritë e tifozëve.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19