Sporti

La Liga vazhdon me postime për Muriqin, të cilin më parë e quajti “tank”

Skuadra e Mallorcas ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme kundër kampionit në fuqi, Atletico Madrid, përcjell Reporteri.net.

Ishte pikërisht sulmuesi nga Kosova, i cili është pjesë e Mallor, Vedat Muriqi i cili shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, duke i dhënë Mallorcas një fitore të madhe.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 68-të, kur Vedat Muriqi u tregua i saktë nga penalltia.

Ndërkohë, faqja zyrtare e La Ligas në Twitter postoi një fotografi të sulmuesit kosovar dhe shkroi: “Një njeri, një mision: Vedat Muriqi”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?