Sporti

Ky televizion kosovar e transmeton LIVE duelin Joshua – Ruiz

Kampioni i WBA, IBF, IBO dhe WBO, Anthony Joshua, do të zbres sonte në ring për duelin e tij të radhës.

Në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut, AJ do të ketë përballë boksierin nga Meksika, Andy Ruiz JR.

Joshua do të tentojë t’i mbroj titujt e tij dhe të vazhdojë rekordin e tij pa humbje dhe pa barazim, shkruan lajmi.net.

Sigurisht, favoriti, për këtë duel është britaniku Joshua, i cili pritet të shënojë fitore edhe sonte.

Këtë duel mund ta shikoni në televizion publik të Kosovës (RTK)

Për ta parë ONLINE, Klikoni KETU