Sporti

Ky televizion do ta transmetojë meçin e Mazrekajt me djalin e Arkanit

Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, i cili e përfaqëson Austrinë, në muajin e ardhshëm pritet që të përballet me boksierin nga Serbia, Velko Raznatovic, djali i kriminelit serb Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, dhe i këngëtares serbe Ceca Razhnjatovic, përcjell Zëri.info.



Në një intervistë të gjatë në televizionin publik RTK, 27-vjeçari nga Deçani ka deklaruar se për këtë meç do të përgatitet fuqishëm.

“Trajnerët më kanë këshilluar që ta dëgjojë Beethovenin dhe Mozartin. Kjo bëhet në mënyrë që të relaksohem sa më shumë. Është program. Unë u kam thënë se dua që të dëgjojë këngë shqipe me çifteli”, ka thënë me shaka Petrit Mazrekaj.

Dueli në fjalë ka nisur që të nxehet para kohe me deklarata e provokime sidomos nga ana e serbit.


Velko Raznatovic ka kërkuar që meçi të zhvillohet në Beograd, mirëpo menaxhmenti i boksierit kosovar ka kërkuar që meçi të zhvillohet në teren neutral.

Është propozuar edhe Republika Serbe e Bosnjës.

Mazrekaj në 17 meçe në boksin profesionist, tri prej tyre i ka zhvilluar me boksierë nga Serbia në Beograd dhe tri prej tyre i ka fituar.

27-vjeçari jeton e vepron në Austri.

Ai ka marrë përkrahje të madhe edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shumë politikanë të tjerë kosovarë.

Përballja e shumë pritur mes Mazrekajt dhe boksierit nga Serbia do të zhvillohet më 31 gusht.

Burime të Zëri.info bëjnë me dije se përballja në fjalë do të transmetohet në televizionin publik shtetëror, RTK./Zëri.info