Sporti

Ky ishte lojtari i vetëm i Cityt që nuk duartrokiti lojtarët e Liverpoolit

Manchester City mbrëmjen e së enjtës ka pritur Liverpoolin në ‘Etihad Stadium’, dhe ku skuadra e Pep Guardiolas i ka bërë korridorin e nderit kampionëve të rinj të Anglisë.

Por me këtë traditë, nuk po pajtohet mesfushori portugez i ‘Citizens’, Bernardo Silva.

Silva edhe pse ishte vendosur në korridorin e nderit, ishte lojtari i vetëm që nuk deshi të duartrokiste për lojtarët e ‘The Reds’.


I mendimit kundër Silvas, ka qenë Pep Guardiola, i cili ditë më parë tha se Liverpool e meriton këtë nderim, pas një sezoni fantastik që kanë pasur në Premierligë.

Por, gjatë 90 minutave në ‘Etihad Stadium’, City nuk kurseu aspak kampionët, duke i mundur 4:0.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19