Sporti

Ky është momenti kur Joshuas i humb kontrolli, Usyk nuk ndalet së godituri

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka arritur ta mposht Anthony Joshuan dhe të shpallet kampion bote në peshat e rënda në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Meçi u zhvillua në 12 raunde, pasi asnjëri nuk arriti ta përfundonte meçin me nokaut.

Kështu, me vendim unanim, Oleksander Usyk u shpall kampion i ri i botës në tri kategori, duke e rrëzuar nga froni Joshuan.

Gjatë tërë meçit, Usyk ishte në ofanzivë dhe tregoi paraqitje shumë më të mirë sesa tashmë ish-kampioni Joshua.

Në videon e më poshtme, mund ta shikoni momentin më të vështirë për boksierin britanik. Joshua në këtë moment e humb totalisht kontrollin, ndërsa boksieri ukrainas Oleksandr Usyk nuk ndalet së godituari atë. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?