Sporti

Ky është futbollisti më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Përforcimi i FC Prishtinës për afatin kalimtar të verës, Gledi Mici, vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Afati i transferimeve për futbollistë në Kosovë është mbyllur, teksa federata dhe klubet ende janë në pritje të vendimit nga autoritetet e vendit.

Mes transferimeve tjera, FC Prishtina arriti marrëveshje edhe me Gledi Micin, i cili tani në Superligën e Kosovës vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë.

Gledi Mici, nga Shkëndija në PrishtinëMbrojtësi i majtë blindon krahunPrishtinë, 10 shtator 2020 – Ish-futbollisti i…

Julkaissut FC Prishtina Torstaina 10. syyskuuta 2020

Mbrojtësi shqiptar në tregun e transferimeve vlerësohet me 450 mijë euro, sipas faqes së specializuar ‘Transfermarkt’.

Ndryshe, 29 vjeçari te kryeqytetasit ka kaluar nga skuadra tetovare, Shkëndija. Mici karrierën e ka nisur te Apollonia, teksa ka luajtur edhe për Kamzën, Flamurtarin, Kukësin dhe Skënderbeun.


SHIKO VIDEON