Sporti

Ky është asistimi i Arbër Zenelit për Dian sonte

Arbër Zeneli ka asistuar në humbjen e Reims kundër Valenciennes për Kupën e Francës që u mbajt sonte

Reims e humbi këtë takim derisa nga minuta e parë për skuadrën franceze kishte startuar Valon Berisha, i cili u largua nga ndeshja në minutën e 59-të për t’ia lëshuar vendin Munetsit.

Ndërkaq Zeneli hyri në lojë në minutën e 60-të ku skuadra e tij ishte duke humbur me rezultat 1-2.

Guillaume shënoi golin e parë për Valenciennes në minutën e 21-të kurse barazoi Sierhuis në minutën e 30.

Guillaume shënoi edhe golin e dytë në minutën 56-të kurse dy golat e fundit për mysafirët i shënoi Cabral një në minutën e 64 dhe një në të 81-ën.

Dia shënoi dy golat e fundit për Reims kurse Arbëri bëri asistin e tij në golin e tretë që u shënua në minutën e parë shtesë të ndeshjes.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?