Sporti

Kualifikimi i Serbisë “varet” nga Shaqiri e Xhaka, Presidenti Vuçiç thërret popullin: Të bëhemi një me skuadrën

Serbia nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 me Kamerunin, në ndeshjen e vlefshme për botërorin. Ekipi i Stojkovic bëri një paraqitje me ulje-ngritje, madje shpërdoroi avantazhin e 2 golave.

Reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka munguar. Numri një i shtetit serb është gjithmonë pranë skuadrës, e sigurisht dhe në momente të tilla si këto.Ai ka kërkuar që të gjithë tifozët të bëhen një me ekipin në ndeshjen e fundit të grupeve.

Kjo është arsyeja, dhe si tifoz i kombëtares, u kërkoj të gjithë qytetarëve që t’i japin kombëtares tonë mbështetjen më të madhe dhe më të fuqishme përpara ndeshjes me Zvicrën dhe t’u tregojmë atyre se u besojmë. Unë personalisht do të jem me ata edhe nëse humbin. Para Serbia, jetoftë sa më gjatë Serbia”, shkruan Vuçiç në rrjetet sociale.

Serbia ka grumbulluar vetëm një pikë dhe kualifikimin mund ta arrijnë vetëm nëse arrijnë të fitojnë ndaj Zvicrës, ndeshja zhvillohet të premten nga ora 20:00.