Kualifikimet për Kupën e Botës: Short aspak i lehtë për Kosovën
Kosova ka mësuar emrat e kundërshtarëve për Kampionatin Botëror që mbahet në Katar në vitin 2022.
‘Dardanët’ do të jenë në Grupin B, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Vendet që kanë konflikte nuk mund të përballen, derisa shteti që nuk i njeh vizat e shteti tjetër, duhet të zhvillojë takimin në vendin e tyre, por mund të zgjedh edhe një stadium tjetër të përshtatshëm.
Nga Grupi A deri në Grupin E, do të jenë nga pesë skuadra, derisa nga ai F deri te J, do të jenë nga gjashtë skuadra.
Kualifikimet për Kampionatin Botëror do të fillojnë nga muaji mars i vitit 2021.
Grupi B
Spanja
Suedia
Greqia
Gjeorgjia
Kosova
📰 CONFIRMED: Here are the groups for @UEFA's #WCQ on the road to #WorldCup Qatar 2022!
🤔 Which games stand out to YOU? pic.twitter.com/sLsXolLR3t
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 7, 2020