Sporti

Kryetari i FFK-së pozitiv me koronavirus?

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejtë Athinës ku edhe sot do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Greqisë në kuadër të rundit të katër të grupit C’ në Ligën e Kombeve.

Por, me Kombëtaren tonë nuk ka udhëtuar kryetari i FFk-së, Agim Ademi që gjithmonë ishte prezent, për të bërë fotografi me futbollistët tanë, shkruan IndeksOnline

Sipas raportimeve të fundit, që vijnë nga gazetari kosovar, Arlind Sadiku, thuhet se Agim Ademi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ai nuk ka udhëtuar me Kombëtaren për në Greqi, por ende nuk kemi asnjë vendim zyrtar, madje as një lajmërim më të voglin nga FFkKnë lidhje me këtë rast.