Sporti

Kryeministri Haradinaj shprehet thellësisht i pikëlluar për vdekjen e futbollistes shqiptares

Është gjetur sot trupi i pajetë i futbollistes shqiptare Florijana Ismaili.



Futbollistja 24-vjeçare u gjet në një zonë shumë të thellë të liqenit, jo shumë larg nga vendi ku ishte zhdukur të shtunën e kaluar, shkruan Reporteri.net

Trupi i saj ishte gjetur në zonën Musso në thellësi prej 204 metrash.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në facebook ku është shprehur thellësisht i pikëlluar për vdekjen e shqiptares.

“Thellësisht i pikëlluar me lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të shqiptares, Florijana Ismaili, futbolliste e kombëtarës zvicerane. Në këto çaste të rënda, duke ndarë dhimbjen me familjen Ismaili, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Haradinaj në facebook.


Kujtojmë që zhytësit e zjarrfikësve kanë identifikuar trupin e pajetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili rreth orës 17:00./Reporteri.net/