Sporti

Kryeministri Haradinaj: Kosova është gati që ta dërgojë FSK’në për gjetjen e Floriana Ismailit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit.



Ai ka thënë se është i shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como dhe për këtë arsye i ka shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, transmeton Klan Kosova.

“Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.


Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Florijana Ismailit!I shqetësuar me lajmin për humbjen e Florijana…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 1. Juli 2019