Sporti

Kroatët publikojnë reagimin e komentatorit të dëshpëruar serb pas golit të Kroacisë (VIDEO)

Jo të gjithë popujt në Ballkan i janë gëzuar fitores së Kroacisë kundër Brazilit në Kupën e Botës. Skuadra e Zlatko Daliqit ka arritur një sukses të mrekullueshëm sot dhe do të luajë në gjzsmëfinale të martën më 13 dhjetor kundër Holandës dhe Argjentinës së Messit. E gjithë Kroacia po feston, por një komentator i sportit nga Arena serbe nuk ishte shumë entuziast.

Golat e Neymarit dhe Petkoviqit u përjetuan në mënyra të ndryshme nga shumë komentatorë të qindra televizioneve. Në YouTube është shfaqur një video që tregon reagimet e një komentatori serb. Është më se e qartë se si ai reagon në një mënyrë kur Brazili kalon në epërsi me yllin e PSG-së dhe në një mënyrë krejtësisht tjetër kur Kroacia me Petkoviq barazoi rezultatin tre minuta para fundit të lojës. Ai brohoret me të gjithë zërin e tij për folin e Neymar, por pastaj mposhtet nga Petkoviq.

Shikoni reagimin e tij: