Sporti

Kosovës i bashkohen edhe dy yje për ndeshjet e nëntorit, ja kush janë ata

Presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë një interviste për gazetën Zëri ka thënë se në nëntor te Kosova do të vijnë disa lojtarë shumë të dëshiruar, por pa dashur të jap emra.

Ndërkohë, gazetaolle ka zbuluar emrat e lojtarëve për të cilët bëhet fjalë.

Elvis Rexhbecaj, anëtar i Wolfsburgut dhe sulmuesi i Bayernit, Leon Dajaku do të jenë pjesë e Kosovës në nëntor.

Rexhbecaj luan te skuadra e Bundesligës gjermane, Wolfsburg dhe pozita e tij është mesfushor defansiv, ndërsa aktualisht vlen rreth 8 milionë euro.

21 vjeçari pritet të jetë goditje e madhe e Kosovës për duelet ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Ndërsa, 18 vjeçari Dajaku luan në tri pozitat e mesfushës ofansive. Aktualisht është pjesë e Bayern Munchen II, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Futbollisti me prejardhje nga Drenica pritet të jetë poashtu një goditje e madhe te Kosova në repartin ofansiv.

Leon Dajaku
Elvis Rexhbecaj