Sporti

“Kosovën e presin edhe dy finale”

Foto: FFK

Amir Rrahmani, golashënuesi i parë në fitoren 2 me 0 ndaj Malit të Zi, ka thënë se tash “Dardanët” i presin edhe dy finale për kualifikim në Evropianin 2020.



Më 14 nëntor Kosova luan si mysafire e Çekisë, ndërsa tre ditë më pas pret Anglinë në dy ndeshjet e fundit të Grupit A, me shansin për t’u kualifikuar në Euro 2020.

“Kemi edhe dy finale. Nëse arrijmë të mposhtim Çekinë do të jetë më shumë se gjysma e punës e kryer, por është punë shumë e vështirë. Kemi mundësinë të kualifikohemi në Euro në mënyrë të rregullt. Fitorja e Çekisë ndaj Anglisë na ka zbehur gjasat pak por duhet të shpresojmë. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë”, ka thënë ai.

Kosova mund të kualifikohet në Euro 2020 nëse arrin rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit. Aktualisht, grupit i prin Anglia me 15 pikë. Çekia është e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova e treta me 11 pikë. Mali i Zi e Bullgaria janë në fund me nga tri pikë.