Sporti

Kosovë-Suedi: Dardanët po i japin leksion suedezëve në minutat e parë

Kosova po luan shumë më mirë në ndeshjen miqësore kundër Suedisë në Doha të Katarit.



Dardanët po ia dalin ta qarkullojnë topin shumë më mirë dhe deri tash kanë arritur që t’i krijojnë tri raste shënimi, përcjell Periskopi.

Në një rast, ishte futbollisti Zymer Bytyqi që luan në Viking të Norvegjisë që u ndodh fare pranë portës por rrëshqiti dhe nuk ia doli që të shënonte.

Loading...

Më pas kishim një goditje mjaft të mirë me kokë nga Flamur Kastrati por që u mbrojt në mënyrë të jashtëzakonshme nga portieri suedez.

Menjëherë në aksionin vijues ishte edhe mbrojtësi ynë Fidan Aliti ai që pati rast shumë të mirë nga afërsia por nuk ia doli që ta çonte topin në rrjetë.


Te kombëtarja jonë po luajnë disa lojtarë të formacionit kryesor si Rashani, Shala dhe Aliti. Ndërkohë që Visar Bekaj i Prishtinës po e luan vetëm ndeshjen e dytë me Kosovën. /Periskopi

Loading...