Sporti

Kosova pas një viti i kthehet fitoreve, vazhdon në Ligën C të Kombeve

Kosova ka fituar me rezultat të ngushtë 1-0 kundër Moldavisë, duke ju kthyer fitoreve pas 10 ndeshjeve. Në Fadil Vokrri, Kosova fitoi me një gol të Lirim Kastratit në minutën e 31-të. Me këtë fitore ka përfunduar edicioni i sivjetmë i Ligës së Kombeve ku Kosova ka përfunduar në vendin e tretë me pesë pikë.

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë duke marrë kështu pesë pikë nga gjashtë ndeshje dhe duke përfunduar në vendin e tretë në Grupin 3 të Ligës së Kombeve.

Kosova e dominoi takimin por pati shumë vështirësi në fund të takimit ku Ibrahim Dreshevic u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu ishte edhe pasqyra e pjesës së parë ku Kosova e pati posedimin por nuk i pati mundësitë më të mira për të shënuar, më të mira se sa Moldavia.

Kosova për herë të parë sulmoi në minutën e 11-të me Muriqin por priti portieri moldav Namasco.

Rasti tjetër për Kosovën ishte në minutën e 17 ku një goditje e Valon Berishës u bllokua nga Platica.

Moldavia do të rrezikonte dy minuta me vonë me Nicolaescu por goditja e tij përfundoi jashtë.

Pikërisht në këtë minutë nga loja largohet mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani për shkak të një lëndimi që e pësoi në fillim të ndeshjes dhe në vend të tij hyri Aliti.

Rastin më të mirë për të shënuar gol Moldavia e pati në minutën e 23-të ku goditjen e Nicolaescu e mbrojti portieri Ujkani.

Goli për Kosovën u shënuan në minutën e 31-të dhe erdhi pas një ndërhyrje në Hadërgjonajn. Nga fauli topi u devijua nga skuadra moldave por aty ishte Kastrati që pasi kontrollon topin bën një goditje të fuqishme me këmbën e djathtë duke shënuar golin e parë për Kombëtaren A të Kosovës.

Pas goli Moldavia u tregua e rrezikshme në dy raste por pa sukses derisa Zhegrova ka mundur ta dyfishoi epërsinë në minutën e 38-të por goditja e tij përfundoi jashtë.

Në pjesën e dytë, Moldavia arriti që ta kontrollonte më mirë ndeshjen, edhe pse Kosova pati disa dalje të mira përpara.

Por, rasti më i mirë ishte për Zhegrovën në minutën e 62-të, por goditja e tij u bllokua.

Valon Berisha po ashtu pati goditi topin por që prapë goditja e tij u bllokua.

Moldavia pati një mundësi të mirë nga një ndërprerje në minutën e 76 por topi përfundoi jashtë.

Kosova do të reagonte në minutën e 82-të me Lirim Kastratin, por portieri Namasco priti goditjen e tij.

Kosova do të bënte ndryshimin e dytë në ndeshje në minutën e 84-të ku nga fusha u largua Edon Zhegrova dhe në vend të tij hyrë Hekuran Kryeziu.

Një dalje e mirë në kundërsulm e Nicolaescu bëri që Ibrahim Dresevic ta ndalte me faul dhe gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi atë me karton të kuq në minutën e 85-të.

Armend Thaçi do të inkuadrohej në lojë në minutën e 89-të në vend të Celinës.

Në minutat e fundit Moldavia synoi ta barazoi rezultatin por pa sukses derisa rastin më të mirë e patën për të shënuar në minutën e katër shtesë nga Armash.

Me këtë fitore Kosova vazhdon të jetë në Ligën C të Kombeve edhe edicionin e vitit 2022.