Sporti

Kosova në avantazh ndaj Irlandës, Muriqi me supergol

Kosova sapo ka kaluar në avantazh ndaj Irlandës së Veriut në Belfast, shkruan Gazeta Metro. Është Vedat Muriqi ai i cili shënoi për 0-1 ndaj britanikëve.

Sulmuesi kosovar arriti për mrekulli që t’i ikë Jonny Evans’it dhe të plasojë goditje nga jashtë zonës së rrezikut, goditje e cila nuk u prit nga portieri kundërshtar. Ky është goli i njëzet i Muriqit në fanellën e Kosovës.