Kosova ndalet me barazim nga Andorra
Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë barazimin e dytë në ciklin kulaifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pas barazimit me Izraelin, Kosova ka barazuar me rezultat 1:1 me Andorrën.
Ndonëse gjatë tërë kohës zhvilloi një lojë më të mirë, “Dardanët” nuk arritën më shumë se një pikë në ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikimet në Evropian.
Edon Zhegrova shënoi për Kosovën në minutën e 59-të, ndërsa dy minuta më vonë Andorra barazoi rezultain.
Berto Rosas realizoi në minutën e 61-të për të barazuar shifrat në 1:1.
Në Grupin I, Kosova ka vetëm dy pikë, ndërsa Andorra një. Në vend të parë ndodhet Zvicra që ka pikët e barabarta me Rumaninë në vendin e dytë.