Kosova luan sonte kundër Moldavisë me fanellat me të cilat nuk di për humbje
Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon ndeshjen e parë të fushatës së re në Ligën e Kombeve, në ”Ennio Tardini” të Italisë kundër Moldavisë, me fillim nga ora 20:45.
Do të jetë një përballje e cila do të luhet në rrethana pandemike, derisa luhet në Itali për shkak se Moldavia nuk e njeh si shtet Republikën e Kosovës, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, sonte ”Dardanët” do të paraqiten me fanella e verdha, me të cilat nuk njeh humbje, teksa ka regjistruar dy fitore dhe tri barazime.
Kujtojmë se takimi fillon nga ora 20:45. /Periskopi.com/