Sporti

Kosova ka portierë të mrekullueshëm por mungojnë trajnerët

Në emisionin 91+ në “ Paper Radio”, këtë javë i ftuar ka qenë portieri i viteve ‘80 dhe ‘90 si dhe trajner i portierëve të Kombëtares së Kosovës për U-19 për 15 vite, Xhelal Karabegu.

Ai ka folur për rolin e portierëve në fushën e sportit modern, gjithashtu Karabegu ka folur edhe për portierët që ai ka punuar me ta duke përmendur si: Visar Bekaj, Betim Halimi, Etrit Berisha, ai ka thënë se mburret me suksesin e tyre.

Kur është pyetur për portierin e Kombëtares, Arianit Muriq, Karabegu ka thënë se është portier shumë i mirë.

“Kur e kap topin Muriqi e kur e pason, lojtarët dridhen, ai është portier shumë i mirë, por ende nuk është përshtatur me lojtaret e Kombëtares, si shkak i avancimi të lartë të tij, kombëtarja jonë nuk është e përgatitur për këtë nivel të futbollit”, tha Karabegu.

Tutje ai shtoi se tani kemi portier por kemi mungesë të trajnerëve.

“Po flas haptas, tani ka shumë portierë por nuk ka trajner, licenca që je trajner është veç një copë letre që ki drejt me punë, më shumë tash po duan kuantitet sesa kualitet, trajnerët e portierëve duhet me qenë guximtar dhe shumë punëtor e jo me shikuar nepotizmin” është shprehur Karabegu.

Gjatë emisionit ai ka paralajmëruar edhe për një super portier që gjatë viteve të ardhshëm do të vijë, ai është Loris Shala i cili karrierën e tij është duke e zhvilluar në elitën angleze në skuadrën e “West Ham”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?