Sporti

Kosova ka një sportist të dalluar në SHBA, nuk flet mirë shqip po mezi pret që ta përfaqësojë Kosovën – Federata në gjumë

Atleti Lirim Emërllahu nuk flet rrjedhshëm në gjuhën shqipe, meqë është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, mesazhi i tij kuptohet mjaftë mirë.

20-vjeçarI për Sportin në KTV ka thënë se dëshiron ta përfaqësojë Kosovën në atletikë dhe beson se sukseset nuk do t’i mungojnë.

Ai madje ka kontaktuar me Federatën e Atletikës së Kosovës, por që akoma nuk ka marrë përgjigje.