Sporti

Kosova 6 vite në UEFA/ Presidenti Ceferin uron Agim Ademin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, përmes një letre drejtuar kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i ka uruar këtij gjashtë vjetorin e pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit në Europë.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua ta falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës që është një anëtar i vlefshëm i familjes Europiane e futbollit. Keni kaluar një rrugë të gjatë për një kohë kaq të shkurtër. Pas një vizioni të qartë të krijuar nja miku i ynë Fadil Vokrri, FFK tani ka bërë përmirësime të mëdha strategike në infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin, e cila do të vazhdojë të lulëzojë me bashkëpunimin tonë”, thuhet në letën e kreut të UEFA-s.

Ai ka thënë se është shumë i lumtur që futbolli kosovar  është duke përfituar nga programet e UEFA-s në ndarjen e njohurive, duke investuar në arsimim, të cilat do të ndikojnë pozitivisht dhe do të frymëzojnë suksese në të gjithë piramidën e futbollit.

“Shumë nga këto projekte u mbështetën nga programi ynë i zhvillimit ‘HatTrick’ dhe jemi të lumtur që ne mund të jemi aty për ju, ndërsa hidhnit hapat e parë në skenën ndërkombëtare. Të jeni të sigurt se UEFA do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i FFK-së. Gjithashtu do të doja t’ju falënderoja që na qëndruat pranë në këto kohë të trazuara kur ne kemi mbrojtur me sukses thelbin e vërtetë të futbollit, pavarësisht të gjitha pengesave. Futbolli na lejon të ëndërrojmë shumë. Kombëtarja juaj tashmë ishte në prag të kualifikimit për një turne të madh evropian. Pra, i dashur Agim, vazhdo të ëndërrosh suksesin dhe puno fort për ta arritur atë. Me pasion të vërtetë dhe përkushtim, gjithçka është e mundur. I uroj federatës suaj të futbollit shumë vite suksese dhe prosperitet si brenda edhe jashtë fushës”, ka shkruar tutje presidenti Çeferin.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje