Konfirmon lajmi i rëndësishëm për Rashicën
Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe i Werder Bremenit, Milot Rashica, që një kohë të gjatë është duke u raportuar për largim nga klubi gjerman.
Mirëpo, deri më tani nuk ka asgjë konkrete rreth të ardhmes së vushtrriasit.
Trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt, ka folur për futbollistin dhe ka treguar se për sa kohë që do të jetë pjesë e skuadrës do të llogaris në të.
“Që tani e tutje e kam në plan të luaj me Milot Rashicën dhe ai do të luajë të hënën në ndeshjen provë kundër Lustenaut”, tregoi Kohfeldt.
Werder Bremen nesër duke filluar nga ora 13:00 do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Lustenaut.
Werder Bremen head coach Florian Kohfeldt on Milot Rashica’s future, to kicker: “There is a realistic possibility that we will start the season with Milot. And maybe even after October 5.”
Rashica will play in Werder’s friendly on Monday. #SVW #AVFC
— Ronan Murphy (@swearimnotpaul) August 23, 2020