Sporti

Konfirmohet se tranjeri i kësaj skuadre të Serie A ishte i prekur me COVID-19

Trajneri i Fiorentinës ishte në mesin e të prekurve me Covid-19.

Skuadra e Fiorentinës ka njoftuar sot se një nga të prekurit me koronavirus ishte edhe trajneri i skuadrës, Beppe Iachini.

Dhjetëra persona ishin të infektuar me këtë virus në mesin e ‘Viola’, por nuk dihej deri sot se edhe trajneri ishte në mesin e të prekurve.

“Trajneri ynë ishte gjithashtu i sëmurë gjatë muajve të fundit dhe unë nuk e dija këtë”, ka thënë presidenti i Fiorentina, Commisso, transmeton lajmi.net..

“Ai do ta ketë të gjithë mbështetjen time”, ka shtuar tutje ai.

Në mesin e trajnerëve të Serie A që ishin prekur me Covid-19 ishte edhe Gian Piero Gasperini i Atalanta, i cili gjithashtu ka njoftuar vetëm së fundmi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?