Sporti

Klopp zbulon qëllimin e Salahut

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pranon se sulmuesi Mohamed Salah drejtohet nga një dëshirë e madhe për të shënuar gola.

Liverpooli fitoi ndaj Brighton me rezultat 3-1 dhe dy gola erdhën nga Salah, i cili arriti shifrën prej 100 golave me klubin.

Klopp ishte plot lëvdata për të gjithë lojtarët e tij, por veçoi sulmuesin egjiptian, Salah.

“Ai është një sulmues, si shënimi i golave të mos jetë motiv për të? Kjo është e qartë”, ka thënë fillimisht Salah pas ndeshjes.

“Në dy vitet e fundit ai fitoi Këpucën e Artë – vitin e kaluar ai e ndau atë me Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang të Arsenalit”.

“Golat që kemi shënuar sonte, ata ishin me të vërtetë të mirë. Ne kishim shumë për të lëvizur për të shënuar golat, kështu që është bukur. Ne mund të kishim shënuar më shumë, është e vërtetë, por kjo është pothuajse shumë”.

“Dyqind e pesëdhjetë gola është me të vërtetë e jashtëzakonshme – imagjinoni se ku do të isha unë nëse këta djem nuk do të luanin për mua!”, përfundoi gjermani.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19