Sporti

Klopp “turpëroi” Shaqirin ndaj Portos, tifozët shpërthejnë kundër trajnerit!

Xherdan Shaqiri ka rënë në një pozitë të palakmueshme në sfidën ndaj Portos, që Liverpooli e fitoi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Jurgen Klopp, e ftoi Shaqirin për t’u futur në lojë në minutat shtesë, përcjellë Olle. Tekniku gjerman deshi vetëm të marrë kohë, në mënyrë që sfida të mbyllet 2:0 në favor të “The Reds”.E derisa Shaqiri priste inkuadrimin në lojë, topi nuk doli asnjëherë jashtë dhe gjyqtari mbylli ndeshjen.

Shaqiri mbeti në një pozitë të palakmueshme dhe më pas iu drejtua zhveshtoreve.Fansat në Twitter kanë mbështetur kosovarin, duke shkruar se ai nuk e meritoi këtë.Në shumë postime thuhet se Shaqiri meriton të luajë më shumë se që Klopp po i jep hapësira në fund të kampionatit.

Meritor për ecurinë pozitive të Liverpoolit në kampionat është edhe kosovari, që disa herë ka shënuar duke u treguar vendimtar në disa ndeshje për skuadrën e tij.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?