Sporti

Këto janë skuadrat që u kualifikuan në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Të mërkurën mbrëma janë mësuar të gjitha skuadrat që kanë kaluar në fazën e eleminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich arriti të eleminoi Barcelonën, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në duelin që u zhvillua në stadiumin ‘Allianz Arena’, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

‘Balugranët’ tani do të vazhdojnë garën e tyre në Ligën e Evropës.

Skuadra e fundit që do të vazhdoi garën tutje do të zbulohet sonte pas ndeshjes Atalanta – Villarreal, duel ky që u shtye për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Ndërsa, Manchester City, PSG, Liverpool, Atletico, Ajax, CP Sporting, Real Madrid, Inter, Bayern Munich, Benfica, Manchester United, Lille, Salzburgu, Juventus dhe Chelsea janë ekipet do t’i shohim në raundin tjetër të Ligës së Kampioënve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?