Sporti

Kështu duken fanellat e reja të Kosovës

Kosova do të bëhet shumë shpejtë me një tjetër fanellë speciale. Prodhues i tyre përsëri është firma “Fourteen”, që kishte bërë më herët edhe një fanellë për Kosovën.

Fanellat e reja siç shihet në një foto të publikuar nga faqja “Kosovan Football”, do të jenë me ngjyrë të bardhë.

Ky do të jetë një prodhim special për ndeshjen me Anglinë. Kujtojmë që fanella e kaluar e prodhuar nga kjo firmë, është pëlqyer tejmase nga publiku.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet më 14 nëntor në “Fadil Vokrri”.

……………..

MOS E HUMBISNI EDHE: