Sporti

Kartoni i kuq e bëri me nuse: Ajo gjyqtare e ky futbollist, ia panë hajrin përjashtimit

Ajo është një arbitre profesioniste, ai është një futbollist i kategorisë së dytë në Holandë. Historia e tyre e dashurisë është zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale, me një postim në Instagram të publikuar direkt nga sheshi San Pietro në Romë, ku çifti ka kaluar ditët e para të vitit të ri.

Ajo e Shona Shukrulas dhe Jeff Hardeveld është një nga historitë më romantike dhe kurioze të kohëve të fundit në botën e futbollit: gjithçka ka lindur disa muaj më parë, kur ai, gjatë një ndeshje midis Emmen dhe FC Eindhoven, u ndëshkua me kartonin e kuq dhe, duke u larguar nga fusha mes protestave, kryqëzoi shikimin me të, që vepronte si gjyqtare e katërt.

Të dy bënë që të flitej shumë për ta në Holandë dhe mbi cështjen u desh të ndërhynte edhe një zëdhënës i arbitrit kryesor, Dick van Egmond, për të qetësuar të gjithë për konflikte të mundshme interesi: “Ne jemi në dijeni të raportit dhe Shona Shukrula do nuk do të caktohet në ndeshjet ku merr pjesë Jeff Hardeveld. Kjo është e gjitha. Marrëdhënia e tyre nuk është problem për ne. Ne i urojmë atyre gjithë fatin e botës”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?