Sporti

Kabashi dhe Selmani në emisionin “91+”, rrëfejnë si u themelua Federata e Futbollit të Kosovës në vitin 1991

Këtë javë në emisionin “91+”, të ftuar kanë qenë, Gafurr Kabashi, nënkryetar i parë i Federatës së Pavarur të Futbollit kosovar si dhe Skënder Selmani anëtarë i federatës dhe donator i futbollit në vitet 1991.

Kabashi ka rrëfyer se si erdhe deri tek themelimi i Federatës së Pavarur të Futbollit Kosovarë, dhe tregon se kanë qenë te paktë ata që i kane thëne jo eliminimit sportivë në vitet ’91.

“Me 20 gusht të vitit 1991 në lagjen “Kodra e Trimave” në shkollën “ Asim Vokshi”, është mbajte konferenca e pare për themelimin e Federatës të pavarur të Futbollit të Kosovës. Federata e futbollit u themelua nën prezencën e 250 delegate dhe është vendose zgjedhja e kryeses, i ndjeri Agim Bytyqi Kryetare, unë nën kryetar dhe komisar i ligës si dhe Skënder Selmani ka qene në kryesi dhe e ka udhëheqë organizimin e garave te Kosovës, ndeshjen me Shkendin e Tetovës dhe tri ndeshjet e zhvilluar zyrtarisht si Federatë e Futbollit të Kosovës me reprezentacionin e Shqipërisë”.

Ai tutje tregon se menjëherë pas themelimit ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’i njoftuar se është themeluar Federata e futbollit Kosovar dhe për te kërkuar ndihme nga Federata e Shqipërisë.

“ Takimi mes dy federata ka zgjatur rreth dy ore dhe kemi dashtë te zhvillojmë ndeshje miqësore me Shqipërinë sepse po fillonte lufta mes futbollit tonë dhe okupatorit gjakpirës i cili me gjithë forcat u mundu me zhduk sportin dhe njerëzit tone dhe kemi dashtë me ja bo botes me zë se po ekzistoja një Federatë e Futbollit e cila i ka hy luftës për themelimin dhe ringjalljen dhe e ke mi bë atë, pas këtij takimi ka nisur lufta e vërtet në veprime ”.

Kurse për organizimin e lojërave vështirësive si dhe donacionin ka folur Skënder Selami.

“ Federata e ka pas statusin dhe rregulloren e vete ka qene një administratë me 4 persona që kanë punuar dite dhe natë. Atë kohë një litër nafte ka qenë 8 marka dhe ne kemi udhëtua rreth 50, 70 deri ne 80 km. Lojtarëve dhe referëve iu janë sugjeruar me pas kujdes nga ndërhyrjet brutale të okupatoreve, lojërat janë zhvillu ne stadiume ekzistuese, edhe nëse janë ndërprerë nga policia serbe ato përsëri janë zhvillu. Rasti i Llapi me Flamurtarit, lojtarët tek ura janë rrahur brutalisht dhe ashtu te rrahur e kane zhvillu lojën”.

Selami ka treguar edhe sesi u zhvillua ndeshja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Kosovës, përkundër shumë përpjekjeve që Kosova të mos luaj si federatë por si ekip.

“Në vitin 1992 e kemi zhvillu lojën me Shkëndinë e Tetovës, ne si federate i kemi mundësi te gjithë lidhjeve sportive me ardh me neve, loja është para 10 mije shikueseve nën intonimin e himnit kombëtarë. Mirëpritja e Shkendisë nuk do të harrohet asnjë herë” është shprehur Selmani.

Tutje Skënder Selmani flet edhe për organizimin e lojës mes Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 1993.

“Në vitin 1993 këshilli organizativ me skeletorin, sekretarin dhe anëtarët e kryesisë së Federatës kemi arritur një marrëveshje për lojën Kosovë Shqipëri. Kanë qenë 26 lojtarë një jave kemi ushtru ne stadiumin e Flamurtarit, i gjithë reprezentacioni ka qene i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme nuk na ka mungu asgjë. Pjesë e kësaj loje tek Kosova ka qenë edhe Ardian Kozniku i cili ka ardhur nga skuadra Hajduku i Splitit edhe pse ishte në kombëtaren e Kroacisë”.

Selmani tregon edhe për veprimin e parë si Federatë.

“Para lojës me Shqipërinë, Kryetari i Irlandës i cili ka qene edhe anëtari i UEFA-s, dhe na përgëzoi për organizmin e lojës, ne vitin 1992 kemi apliku në UEFA kurse përgjigjja na u kthye ne vitin 1993 ky ka qenë një veprim i pare si Federate qe e kemi bo”

Me 20 gusht të këtij viti në shkollën “Asim Vokshi” mbahet 30 vjetori i forumit të Federatës së Futbollit të Kosovës për t’i nderuar të gjithë ata që kontribuuan për vite në kohërat e vështira për futbollin e Kosovës


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje