Sporti

Jurgen Klopp ka një mesazh për tifozët e Liverpool

Liverpooli është shumë pranë rikthimit te titulli kampion këtë sezon, pas 30 vitesh pritje.

Me rifillimin e kampionatit anglez, Liverpoolit do t’i mjaftojnë vetëm dy fitore për të qenë matematikisht fituesit e rinj të Ligës Premier.

Kjo vjen pas një viti kur u arrit triumfi në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht “The Reds” janë plot 25 pikës para Manchester Cityt, duke treguar një ecuri të jashtëzakonshme këtë edicionin.

Titulli mund të festohet në stadium të zbrazët, pa tifoz, por trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka një mesazh për tifozët e klubit.

“Sigurisht që do të vijë një moment kur do të na lejohet të festojmë me tifozët dhe do ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Tani u kërkojmë të qëndrojnë të sigurt në shtëpi dhe ne do të mundohemi t’ua shpërblejmë me paraqitje spektakolare në fushë”, ka thënë Klopp.

Liverpool do të rikthehet në fushë më 20 qershor nga ora 16:00, në derbin lokal përballë Evertonit.