Sporti

Joshua e nokautoi Pulevin, por mbreti i boksit i lyp fer menjëherë: Do të nokautoj në tre raundet e para

Tyson Fury i ka kërkuar Anthony Joshuas që të përballet me të menjëherë pasi britaniku e mposhti Kubrat Pulevin në Londër

Anthony Joshua sonte në Wembley e mposhti Kubrat Pulevin dhe tani adhuruesit e boksit duan një luftë mes tij dhe Tyson Furyt, shkruan Reporteri.net

‘Gipsy King’ menjëherë pas luftës së sontme të Joshuas i ka kërkuar përballje atij dhe madje i ka thënë se do ta nokautojë atë në tre raundet e para.

“Unë dua të luftoj me të[Anothony Joshuan], do ta nokautoj në tre raundet e para,” ka thënë Fury.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?